Njoftimi për dëshmitarin Isa Tare ka mbetur i papërfunduar. Policia njofton se është njoftuar të paraqitet në gjykatë.
Fletëthirrjen e ka nënshkruar Agron Tare. Është telefonuar djali i Isait, Agron Tare, i cili ka thënë se refuzon ta shoqërojë në sallë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Paro Laçi nuk është njoftuar, pasi gjendet jashtë shtetit.
Millonai kërkon të përsëritet njoftimi për Isa Taren, me arsyetimin se është i biri ai që e merr përsipër, por nuk ka asnjë akt që vërteton se dëshmitarit i është hequr e drejta për të vepruar. Gjithashtu, të njoftohet edhe Paro Laçi.
Të thirren për seancën tjetër dëshmitarët:
Urim Muja
Bamir Topi
Fatmir Mediu
Njoftohen të 5 dëshmitarët. Seanca e radhës do të mbahet më datë 20, në orën 11:00.









