-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për partitë e reja: I ftova në koalicion që vota e popullit opozitar mos të ndahej

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Bersiha në takimin me qytetarët në Korçë u bëri thirrje që të mos votojnë për partitë e reja. Bersiha tha se i ka ftuar në koalicion në mënyrë që vota e popullit opozitar të mos ndahej, por ata nuk kanë pranuar.

“U bëj thirrje të dashur qytetarë asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës dhe kundër Edi Ramës dhe nuk gjetën forcë të vinin.

I ftova vetëm në emër tuaj dhe për interes tuaj, se aspak doja ti ftoja. Nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të ndahej. Nuk erdhën, dhe tani thonë; jo nuk jemi për rotacionin, ne jemi kundër sistemit. Heqin maskat. Nëse nuk je për rotacion, je për Edi Ramën.

Nëse je kundër sistemit, përsëri je për Edi Ramën. Atëherë qytetarë, i lini në vetminë e tyre. Të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishim mes nesh sot. Nuk e patën.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit