-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Memaliaj: Misioni ynë është Shqipëria europiane, koha të bëjmë histori

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Memaliaj dhe u shpreh se 11 maj është historik. Rama nënvizoi se shqiptarët duhet që të marrin pasaportën europiane dhe të bëhet të barabartë me të tjerët. Ai theksoi se misioni i Partisë Socialiste është Shqipëria europiane.

“Socialistë apo demokratë , është një zgjedhje, me Shqipërinë në Europë, apo me bufin sërish në kënetë. Në këtë zonë nuk ka nevojë shumë për fjalime, në këtë zonë nuk ka nevojë as të hapë gojën ai që vjen për të kërkuar mbështetje, sepse ju e ndiqni përditë jetën politike të këtij vendi. Këtë e keni pasur gjithnjë. Por unë dua t’u them ktheni kokën pas, shikoni se ku ishte Tepelena, Memaliaj qarku i Gjirokastrës kur ne morëm detyrën falë mbështetjes tuaj. Ne këtu jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë një, nuk ka heronj e të tjerë. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheqë karrocën. Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku. Më 11 maj na ka ardhur ne, fati e ka dashur që të na vijë fati ne shqiptarëve dhe mundësia të bëjmë histori bashkë. Të përmbyllim një kalvar të gjatë. Është koha që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë të marrin pasaportën europiane të Shqipërisë. Ajo pasaportë i jep fund ndarjes tonë kur shkojmë jashtë në një korridor të veçantë. I jep fund ndarjes së fëmijëve tuaj kur shkojnë të studiojnë jashtë si të huaj dhe i bën edhe fëmijët tanë fëmijë europianë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit