Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka reaguar pasi SPAK ka nisur hetimet për aferën e Tunelitë të Llogarasë.
Bardhi shprehet se e ka kallëzuar këtë aferë në gusht të 2024 dhe ka paraqitur provat që vërtetojnë abuzimin prej 50 milionë eurosh. Ai thotë që ka ardhur koha që Rama dhe Belinda të mbajnë përgjegjësi.
“Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.
Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.”, shkruan Bardhi në facebook.