-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha paralajmëron: Mos kërcënoni qytetarët për vota, do të shpalleni organizata terroriste

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarë të Vorës dhe Kasharit paralajmëroi bandat kriminale që të mos kërcënojnë për të marrë votat me 11 maj. Berisha u shpreh se ata që do të kërcënojnë qytetarët do të shpallen organizata terroriste.

“Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeriu që s’ka ligj e moral për karrigen e tij dhe bëheni ushtarë të tij.

Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashke me ju do vij dhe Edi aty. Ju garantoj, se javën e parë të qeverisë, do shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, shtetit do jetë e pamëshirë ndaj jush. Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni, në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni. Soji juaj do shpallet terroristë.

Nuk ka guxim më të madh se ai i qytetarëve të lirë, të lirë na bën vota e 11 majti, ndaj të bashkohemi të gjithë, të votojmë për Vorën, Shqipërinë. Ju garantoj se qeveria, do te rindërtoj infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj Bashkie. Garantoj Kasharin se në reformën territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit