-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha premton në Fier: Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Fier u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të ketë më varfëri. Berisha tha se në 100 ditët e para nuk do të ketë më varfëri ekstreme dhe se mjerimin do ta përjashtojnë nga Shqipëria.

“Entuziazmi, energjia i popullit opozitar te fitorja ka bërë që era e demokracisë të fryjë në të katër anët e këtij vendi të bekuar. Jam sot para jush për të paraqitur së bashku me përfaqësuesit e ardhshëm projektin tonë për Fierin madhështor, Lushnjën madhështore, Mallakastrën madhështore.

Vij tek ju si përfaqësuesi i koalicionit më të madh opozitar të krijuar nga vitet 90. Vij me programin më të mirë, projektin që krijon një mundësi të re për çdo shqiptar dhe shqiptare, për çdo të ri. Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, familjes, shoqërisë. Ne besojmë se dinjiteti njerëzor është vlera e gjithë vlerave. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë.

Që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet. Këto 12 vite ata zhytën në mjerim, në skamje, detyruan të qajnë me lot mjerimi qindra burra e gra që sot paguhen me një pension më të pakët se sa paguan gjermani një qen shtëpie apo mace. Kjo nuk pranohet. Shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit