-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Poliçan: Ndihem krenar që kam nxjerrë drejtësinë nga burgu

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët në Poliçan. Rama u ndal tek kritikat që gjysma e qeverisë është në burg. Kryeministri tha se ndihet krenar që drejtësinë e ka nxjerrë nga burgu, si dhe u bëri thirrje banorëve që të votojnë numrin 5.

“Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg.

Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh. Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas.

Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që se ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit