Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Skrapar u ndal tek demokrati Ilir Vrenozi. Rama tha se Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i Partisë Demokratike. Kryeministri shtoi se fjalimi i Ilir Vrenozit në mitingun e PD-së në Korçë, është fytyra dhe programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
“Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi I vërtet I Partisë Demokratike. Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit.Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit.”-tha Rama.