Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan. Ram u shpreh se gratë janë një shembull për Partinë Socialiste, si dhe në listën e mbyllur janë 52%. Ai nënvizoi se rreth 30% e sipërmarrjeve drejtohen nga gratë.
“Erdhi këneta këtu para ca kohësh, kishte mbledh burrat nga të gjitha anët. Po kaq plot këtë sallë nuk e kap dot kurrë. Unë dua t’u them se çfarë ne kemi arritur në gjithë këto vite. Dhe kemi arritur jo pak. Edhe pse të tjerët përpiqen të tregojnë të kundërtën. Nuk do arriheshin dot nëse ne nuk do të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave. Sot kemi 30 % të sipërmarrjeve që drejtohen nga gra. Natyrisht një pjesë janë bashkë me burrat në sipërmarrje, por rëndësi ka që burrat e kanë kuptuar se grave nuk duhet t’i lënë vetëm punët e shtëpisë, por edhe gjykimet për të marrë vendimet e duhura. Jam shumë krenar që udhëheqim me forcën e shembullit. 52 % të listës së mbyllur ne e kemi me gra dhe vajza”, tha Rama.








