Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi është përfshirë në fushatë për zgjedhjet e 11 Majit për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD. Kryeministri Edi Rama nga Elbasani i kujtoi PD-së se kur Roshi ishte me socialistët e quanin kriminel, kurse tani heshtin.
“Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë, të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu” tha Rama.