-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Berisha premtojnë faljen e gjobave

Kryesoret

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, Edi Rama pas 12 viteve në pushtet prezantoi një plan paqeje me biznesin. Paketa e qeverisë parashikon fshirjen e plotë të borxheve dhe kamatëvonesave për detyrime më të vjetra se 10 vjet. Sipas Ramës “Paqja Fiskale” synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura.

Tre shtyllat kryesore ku bazohet “Paqja Fiskale”:

Tatimi i dakordësuar: Bizneset do të mund të lidhen me administratën tatimore për një periudhë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përllogaritet një normë fikse tatimi mbi fitimin, në masën 15%. Fitimi shtesë mbi këtë nivel do të tatohet me 5%, ndërsa subjektet pjesëmarrëse do të përjashtohen nga kontrollet tatimore gjatë kësaj kohe.

Rishikimi i bilanceve: Sipërmarrjet do të kenë të drejtën të rishikojnë pasqyrat financiare për pesë vitet e fundit. Për çdo diferencë të deklaruar, do të aplikohet një normë tatimore e reduktuar prej 5%, duke garantuar kështu mbylljen e detyrimeve të mëparshme pa penalitete të mëdha.

Lehtësime për detyrimet e prapambetura: Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve dhe kamatëvonesave për detyrime më të vjetra se 10 vjet. Për borxhet 5-10 vjeç, nëse shuma paguhet menjëherë, falet 50% e detyrimit; për pagesa me këste deri në 12 muaj, falen 25%. Bizneset me detyrime të 5 viteve të fundit do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatëvonesave, nëse shlyejnë shumën bazë.

Dje ishte Sali Berisha që premtoi faljen e gjobave. “Ne kemi premtuar falje gjobash nga para 11 majit deri në 1992, çdo gjobë, çdo kamatë zerohet për çdo gjë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit