Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Belsh ka treguar disa arsye se përse Shqipëria duhet që të jetë në Bashkimin Evropian. Rama u shpreh se hyrja në Bashkimin Evropian është profeci e Skënderbeut, amanet i rilindasve dhe detyrim i atyre që vijnë pas.
“Nëse do më thoni që na jep edhe një arsye pse duhet të hyjmë në BE, mund t’ju jap arsye deri sa të errësohet. Po të më thoni na jep një arsye që të mos hyjmë në BE, sinqerisht nuk di asnjë.
Për Shqipërinë nuk di asnjë. Futja në BE për Shqipërinë është profeci e Skënderbeut, amanet i rilindasve dhe është detyrim që ne i kemi të gjithëve atyre që vijnë pas. Juve pa mbushur moshën, ja është një e vogël aty që nuk voton dot, ju ja keni detyrim asaj dhe të gjithë atyre që nuk votojnë dot.
Se pa mbush moshën ju ishit përfitues neto dhe të demokracisë, tani nuk jeni përfitues neto, jeni edhe kontribuues që do të thotë, vota juaj është për ju, prindërit tuaj, për Shqipërinë, familjen dhe për ata të vegjlit.”, u shpreh Rama.