Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës si dhe me zonën e Karpenit.
Spiropali tha se Kavaja është gati të shënojë një nga fitoret më të mëdha në historinë e Partisë Socialiste. Ajo u shpreh se Kavaja është pjesë e Planit të madh të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe është një mundësi e artë.
“Bashkimi Europian është një ndër angazhimet tona më konkrete. Kavaja nuk është më peng i askujt, është koha për zhvillim, dinjitet dhe një vend në Bashkimin Europian. Kavaja është pjesë e Planit të madh të Rritjes së BE-së, një mundësi e artë edhe për qytetin që të rritet, të zhvillohet dhe të jetojë më mirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kavajë të zhvilluar dhe të lidhur me të ardhmen europiane.” tha Spiropali.