-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se gjysma e burrave dhe të rinjve mbështesin Partinë Socialiste. Kryeministri tha se duhet që zgjedhin ose kënetën siç i cilëson ai opozitën ose duhet që të votojnë për Bashkimin Evropian.

“Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS, të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve, keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.

Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit