-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Sa të jem unë dhe PS nuk ka hapa pas me drejtësinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Shkodër u ndal tek deklarata e Sali Berishës që do të shkrijë SPAK me 12 maj.

Rama u shpreh se Berisha nuk do ta bëjë pasi sipas tij do të fitojë Partia Socialiste dhe ata nuk do të hedhin më hap pas me drejtësinë.

“Doni që barazia para ligjit të kthehet në një gur që nuk lëviz më nga themelet e shtëpisë tonë? Doni që nesër mos të dalë dikush tjetër ta kthejë përmbys. Siç thotë sot bufi i kënetës do shkrijmë SPAK-un më 12 maj. Ai s’do shkrijë gjë se më 12 maj do dalë të bërtasë ‘mi vodhën’.

Por përtej asaj. Historia e Shqipërisë ka treguar se çfarë i ka bërë shqiptari këtij vendi nuk ia ka bërë as armiku. Sa shumë e kemi ngatërruar këtë vend duke u ngatërruar me njëri tjetrin, nuk na kanë ngatërruar as armiqtë tanë ndonjëherë.

E pra, mundësia që kjo sapo kemi filluar të bëjmë, që na bën një shtet europian, barazia para ligjit është reale. Jo nga zgjedhjet e 11 majit, sepse do të fitojë PS. Sa të jem unë këtu dhe PS nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë. Kjo punë nuk i lihet në dorë atyre që do zgjidhen për të qeverisur vitet e ardhshme, por duke e futur vendin në BE.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit