Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Tajlandë. Një avion ushtarak u rrëzua në det gjatë një fluturimi stërvitor dhe si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, incidenti ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale, pranë resorit turistik Hua Hin, rreth 200 kilometra në jug të Bangkokut.
Avioni i tipit Viking DHC-6 Twin Otter, në pronësi të Policisë Mbretërore të Tajlandës, ishte duke kryer një stërvitje për hedhje me parashutë kur u rrëzua në ujërat afër bregut.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë peshkatarët vendas dhe ekipet e shpëtimit. Pesë trupa u nxorën nga zhytësit nga rrënojat e avionit, por fatkeqësisht të gjithë ishin të pajetë.
Një person i gjashtë, që fillimisht u raportua si i plagosur rëndë, ndërroi jetë më vonë në spitalin e Hua Hin. Ndërkohë, një tjetër anëtar i ekuipazhit vazhdon të rezultojë i zhdukur dhe kërkimet për të janë ende në zhvillim.