Ditën e sotme 39-vjeçari Marinel Demiri është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 39-vjeçari u arrestua nga policia greke pasi është i dënuar në Shqipëri për plagosje të rëndë me dashje.
Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
Nga hetimet rezultoi se Marinel Demiri është përfshirë në një konflikti me sende të forta në fshatin Pojan, Korçë. Në atë konflikt ka humbur jetën A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë sherrit me të rinjtë.