Ditën e sotme një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kartela e kuqe”.
39-vjeçari Eduard Vushaj në vitin 2016 ka qenë i dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Ai në vitin 2013, në fshatin Grabom në bashkëpunim me një person tjetër ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 të tjerë duke i kanosur me armë, si dhe u ka marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu i ka plagosur të dy me mjet prerës.
Ndërkohë, Interpol Tirana së bashku me Interpolin e Athinës janë duke punuar për ekstradimin e 39-vjeçarit në Shqipëri.