Kryeministri Edi Rama në takimin në Vlorë porositi të gjithë burrat dhe djemtë t’u drejtohen kutive të votimit ditën e zgjedhjeve.
Rama u shpreh se Partia Socialiste do të fitoj në të gjithë Shqipërinë dhe në disa qarqe do të shënojë rekorde.
Ai tha se nëse Vlora nuk thyen rekord, ky do jetë turpi i të gjithë atyre burrave që nuk do shkojnë në votime.
“Nëse ka zgjedhës, burra dhe djem në Republikë që në ditën e votimit duhet të cohen dhe të votojnë dhe të mos ja lejojnë vetes që të mos marrin pjesë në votim, por të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe pastaj dhe gratë e vajzat, sepse nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj.
Kam bindjen absolute se nëse Vlora përtej të gjithave, ujësjellësve, kanalizimeve, mbahen për sensin e historisë dhe nëse të gjithë ju burrat dhe djemtë e Vlorës, keni dëshirë të flisni për Ismail Qemailin dhe të këndoni këngët tuaja, duhet të kuptoni që sensin e historisë e keni dhe sot kur në 11 maj shqiptarët shkojnë në takim me historinë dhe jo me partinë.
Në 11 maj, PS do fitoj në të gjithë Shqipërinë, dhe po ju them që PS ne disa qarqe do të thyej rekord. Unë mendoj qe në zgjedhjet për Evropën, për të bërë vendin anëtare në BE, nëse Vlora nuk thyen rekord, ky do jetë turpi i të gjithë atyre burrave që nuk do shkojnë në votime.”, tha Rama.