-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i jashtëm ukrainas reagon pas armëpushimit 3 ditor: Pse duhet të presim deri më 8 maj?

Kryesoret

Rusia ka propozuar armëpushimin tre ditor që nga 8 maj. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ukraina, ku ministri i jashtëm i Kievit ka thënë që duhet që të ndërpriten luftimet menjëherë.

Andrii Sybiha në një postim në platformën X ka pyet se pse duhet të presë deri më 8 maj për të filluar armëpushimin. Ai ka nënvizuar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë.

“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqe, duhet të ndërpresë menjëherë luftimet.

Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndërpritet tani dhe që nga çdo datë për 30 ditë, atëherë tregoni se qëllimi është real, jo vetëm një paradë.

Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Kjo është ajo që ne kemi propozuar vazhdimisht, për të paktën 30 ditë.”, ka shkruar ministri i jashtëm i Kievit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit