Një avion i vogël u përplas të martën në aeroportin Barton. Si pasojë janë lënduar dy persona, një nga të cilët është në luftë për jetën e tij.Policia dhe ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në aeroport rreth orës 17:30.
Informacionet e para tregojnë se avioni u përplas pasi pati një defekt në motor në fund të pistës së aterrimit. Dëshmitarët okularë thonë se avioni ka përmbysur dhe ka pasur një rrjedhje karburanti.