Ditën e nesërme me datë 1 maj, punëtorët e Greqisë do të futen në grevë me qëllim kërkesën e kushteve të mira të punës. Kështu trasporti nesër në të gjithë vendin do të jetë me ‘ndërprerje pune’, që do të funksionojë në orare të caktuara.
Ndalimi i transportit do të zgjasë nga nisja e turnit deri në orën 9 të mëngjesit dhe nga ora 9 e darkës deri në fund të turnit.
Sipas medias greke, punëtorët e metrosë kërkojnë rritje të konsiderueshme page që mbulojnë nevojat e së përditshmes, rivendosjen e pagave të 13-të dhe 14-të, si dhe ulje të çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë.
Nga ana tjetër, anijet kanë shpallur grevë totale prej 24-orëshe. Sindikatat greke bëjnë thirrje për tubime dhe kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve.