Kryeministri Edi Rama gjatë takimin me qytetarët e Kukësit ka ironizuar opozitën duke folur për zhvillimin e turizmit në Tropojë. Rama tha se vite më parë tropojanët nuk besonin se do të ndodhte zhvillimi, pasi sipas tij i besuan opozitës dhe nuk panë asgjë që të ndodhte.
“Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej: zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, nuk na besonin sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë”, tha Rama.