-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kritika ndaj Biden: Ai e shkatërroi ekonominë e SHBA

Kryesoret

Presidenti Donald Trump ka nisur mbledhjen e kabinetit dhe po flet për “fitoren e tij” në zgjedhjet e mbajtura disa muaj më parë në SHBA.

Ai thotë “ne fituam në bazë të një kufiri të shkëlqyer që vendosëm dhe largimit të kriminelëve nga vendi ynë”.

Por duke iu kthyer ekonomisë pas shifrave të sotme, Trump thotë “Duhet të filloj duke thënë se është Biden fajtor, jo Trump”.

“Ne hymë dhe unë isha shumë kundër gjithçkaje që Biden po bënte në aspektin e ekonomisë, duke e shkatërruar vendin tonë në kaq shumë mënyra”, tha më tej Trump.

Ai pretendon se administrata e tij ka sjellë investime me vlerë 8 trilionë dollarë dhe thotë se “nuk ka pasur kurrë një numër të tillë investimesh”.

Kujtojmë se lidhur me zhvillimet në luftën në Ukrainë, Trump më herët zbuti tonet ndaj Presidentit Zelensky dhe i ashpërsoi ato kundrejt Presidentit Putin, duke thënë se ‘duket se ai sikur nuk do që lufta të përfundojë’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit