-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Shehaj: Ne nuk kemi hyrë në politikë për t’u bërë parti e tretë

Kryesoret

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj deklaroi se nuk ka si synim të bëhet “kingmaker”, por t’u japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.

“Ata janë thellësisht të shqetësuar. Vetë Edi Rama sot deklaroi se nuk i duhen Shqipërisë parti të reja. Sipas tij, mjaftojnë dy parti që ndajnë pushtetin.

Tha: “E pamë çfarë bënte partia e tretë, vijnë si të rinj, pastaj korruptohen si ne.” Pse e thonë? Sepse janë të shqetësuar. Nuk i shqetëson ajo që do ndodhë më 12 maj, por fakti që ne kemi një projekt afatgjatë.

Ne nuk kemi hyrë në politikë për t’u bërë parti e tretë siç i kanë parë ata për 34 vite. Nuk kemi asnjë interes të bëhemi “kingmaker”. Nuk jemi patericë e askujt. Ky nuk është synimi ynë. Nuk kemi hyrë në politikë për t’u pasuruar.

Kemi hyrë sepse duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Sepse jemi të bindur se për 34 vite Shqipëria ka pasur qeveri që i kanë penguar shqiptarët.

Nëse partitë e reja do marrin një mandat, e para që do ta fitojë do jetë “Mundësia”. Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur, që do bëjë një opozitë siç nuk është bërë kurrë në këto 34 vite” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit