Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti në takimin me qytetarët në Librazhd paralajmëroi socialistët.
Alizoti u shpreh se socialistët e kanë frikë Sali Berishën. Ai tha se nëse socialistët do të shkattërrojnë Shqipërinë atëherë ‘do ti hanë të gjallë’.
“Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni.
Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë.
Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha Alizoti.