-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do t’ju hamë të gjallë’- Rama: Ky Tomorr Alizoti është komplet çyryk

Kryesoret

Fushata e demokratëve në bashkitë e qarkut të Elbasanit kishte tone kërcënuese nga drejtuesi politik i demokratëve, Tomorr Alizoti. “Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën! Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve! Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë…” tha ai.

Por nuk mungoi përgjigja e Edi Ramës nga Kuçova. “Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton.

Këta thonë se populli është i çmendur. Sondazhet thonë se shumica e popullsisë mendojnë se ekonomia është rritur, ata thonë se populli është i shitur. Më 11 maj, do të marrin mësimin më të mirë nga të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë votoni PS-në, sepse në Tiranë më 16 maj vijnë liderët e BE-së, por vijnë dhe udhëheqës britanikë dhe nga Turqia. Ata duhet ta kenë mesazhin e qartë, që shumica e shqiptarëve e duan anëtarësimin në BE. S’mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit