Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Policia njofton se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.
I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin e Policisë Kukës
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.