Banorët e Hotolishtit kanë protestuar sot kundër autostradës “Elbasan-Qafë Thanë”, që u prish banesat e tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe banorët janë përplasur me policinë.
Ata kanë kërkuar takim me zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila e ka anulluar dhe nuk do të shkojë.
Banorët kanë shkruar një pankartë të vendosur pranë arkivolit: “Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju”.