-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli po lufton me zjarret, Netanyahu shpall emergjencë kombëtare

Kryesoret

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë me flakët në Jerusalem.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli një emergjencë kombëtare pasi zjarre shpërthyen të mërkurën jashtë Jerusalemit. Ai tha se erërat e forta dhe thatësira kishin krijuar një kombinim vdekjeprurës. Gjithashtu njoftoi se 18 persona ishin arrestuar me dyshimin për zjarrvënie.

Disa qytete janë evakuuar dhe Izraeli ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare, përfshirë aeroplanë zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të mbetura.

Zjarret filluan të mërkurën, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe si pasojë u dogjën zona të gjera pyjore. Zjarret shpërthyen përgjatë Rrugës 1 për në Tel Aviv, ku më shumë se 12 persona u shtruan në spital, midis tyre dy gra shtatzëna dhe dy foshnje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit