-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 mln euro

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Dimal. Berisha premtoi se subvencionet e fermerëve do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro.

“Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind. Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro.

Shumë më qesharake, më e turpshme.

Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.

Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju.

Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit