-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, dy të rinj të plagosur

Kryesoret

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur dy të rinj.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasja D. S., që drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka shkaktuar përplasjen me motomjetin, i cili drejtohej nga shtetasi A. A., 18 vjeç, i cili kishte pasagjer një të mitur 17-vjeçar.

Të dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e automjetit po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit