Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës të Pezës.
Këlliçi shprehet se me 11 maj, Peza dhe Shqipëria do të çlirohen nga sistemi antidemokratike. Ai thotë Tirana dhe Peza janë lënë qëllimisht në harresë prej 12 vitesh.
“Me programin e Partisë Demokratike për minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, vëmendja rikthehet tek qytetari, paratë e taksapaguesve nuk zhduken në xhepat e politikanëve por kthehen në shërbime, konsum dhe rritje ekonomike.”, shprehet Këlliçi.