-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama takim me qytetarët në Shkodër: BE nuk merret me politikë, por jemi prag anëtarësimi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Shkodër. Rama u ndal tek sondazhet dhe u shpreh se nga ato shumica e nxjerrin humbës Partinë Demokratike, Sali Berishën. Kryeministri u shpreh se Shqipëria është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shtysa që të ndërmarr këtë cikël prezantimesh të panoramës së përgjegjshme ekonomike dhe të investimeve të bëra në 3 mandate, më ka ardhur në mënyrë të befasishme pas një mbrëmjeje kur po lundroja nëpër pasqyrat e botës, gjë që e bëj çdo natë vonë. Mu desh të hyja në pasqyrat e kënetës këtu sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të atij sondazhistit të Trump…
..atëherë mendova pse duhet të tregojmë disa të dhëna pse populli nuk është i trembur i shitur apo i blerë. Por nëse populli mendon që vendi po shkon në vendin e duhur kjo është sepse reflektohet jetë a e tyre e përditshme.
Thonë njerëzit po vdesin për buke dhe nuk kanë ujë, nuk janë rritur pagat, por njerëzit e dinë ndryshimin.
Sa ç’janë ndërtuar rrugë fshati në një dekadë nuk janë bërë në të gjitha vitet e marra së bashku.
Nuk është populli problemi, problemi është që informacioni për punët e bëra nuk është pasqyruar. Nuk ka vend për lajmet e mira.
Nëse nuk do të ishin bërë këto punë nuk do të ishin në dyert e BE sepse për negociatat BE nuk merret me politikë fare”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit