Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Laç. Në atë ngjarje u plagosën pesë persona, ku 24-vjeçari Gerald Bitri humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Të rinjtë janë konfiliktuar pasi gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.
Në njërin makinë kanë qenë Klevis Ndreca 28 vjeç me Amarildo Ndojn 26 vjeç. Ndërsa në makinën tjetër kanë qenë Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismailaj 26 vjeç dhe Gerald Bitri 24 vjeç.
Pasi janë konfliktuar kanë lënë që të sqarohen pak më tutje dhe pasi kanë ndaluar dhe zbritur nga makinat, Ndreca ka nisur që të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Ndreca ka qëlluar me armë dhe kanë ngelur të plagosur shoku i tij Amarildo Ndoj, Grerald Bitri dhe shitësja ambulante.
Gjithashtu me armë zjarri është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Policia gjetë armën pak metra larg vendit të ngjarjes, dhe i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.
Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai ka dëshmuar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin.
Plagosja e 5 personave me armë zjarri në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari