-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i operacioneve policore në Fier për muajin prill

Kryesoret

Gjatë muajit prill, Policia e Qarkut Fier ka zhvilluar një punë intensive dhe të pandërprerë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Me prezencë 24/7 në terren, kontrolle të shtuara në gjithë territorin, hetime proaktive të bazuara në inteligjencë policore dhe bashkëpunim me qytetarët e partnerët, janë arritur rezultate konkrete dhe domethënëse.

65 operacione policore të finalizuara, ndër to:

16 operacione në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

617 persona të ndaluar si autorë të dyshuar të veprave penale.

Sekuestro të realizuara:
Armë e municione: 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Lëndë narkotike:

80.2 kg kanabis (13.9 kg me përqindje të lartë THC), qindra doza, mijëra bimë dhe fidanë;

Sasi dhe doza kokaine.

Pasuri të dyshuara kriminale:

300,000 euro të dyshuara si të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi;

1,400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të kontrabanduara;

Dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë të përdorur për call center ilegalë dhe lojëra fati.

Goditje ndaj grupeve kriminale:
3 grupe kriminale të shpërbëra:

2 për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike;

1 për vjedhje me thyerje në banesa dhe subjekte.

Ngjarje të parandalura dhe të zbardhura:
7 ngjarje kriminale të parandalura, përfshirë:

3 me armë zjarri;

2 me mjete prerëse;

2 me sende të forta.

10 ngjarje kriminale të zbardhura, duke përfshirë vjedhje, djegie automjetesh dhe konflikte mes shtetasve.

25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, përfshirë edhe ato me dhunë apo me thyerje.

Lufta kundër krimeve të ndryshme:
4 operacione kundër krimeve ekonomiko-financiare;

3 operacione kundër krimeve kibernetike;

120 raste krimesh mjedisore dhe 85 raste dhunë në familje, të trajtuara në bashkëpunim me institucionet përkatëse;

10 raste organizimi të paligjshëm të lojërave të fatit;

5 raste në fushën e prostitucionit;

2 raste të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Asistencë dhe ndërhyrje:
Ndihmë për 13 turistë në vështirësi në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.

Siguria rrugore:
224 drejtues mjetesh të ndaluar:

126 për drejtim në gjendje të dehur;

98 pa leje drejtimi.

218 leje drejtimi të pezulluara, për tejkalim të shpejtësisë dhe shkelje të tjera të rënda të Kodit Rrugor.

Policia Kufitare:
49 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve dhe të ndihmës për këtë veprimtari;

8 raste të tentativës për kalim me dokumente false;

6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;

6 raste të kontrabandës së mallrave;

5 raste të mosdeklarimit të të hollave ose sendeve me vlerë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit