Gazment Bardhi ka reaguar pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme në gjyqin me kompaninë KESH. Bardhi ka postuar në rrjetin e tij social deklaratën e avokatit Marash Logu.
Ai thotë se pret nga Prokuroria e Posaçme që të bëjë detyrën dhe të shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Gjithashtu thotë se ministrja Belinda Balluku do ta marrë humbjen e tretë në Fier me 11 maj.
Postimi i plotë:
Deklaratë e Av. Marash Logu, pas seancës gjyqësore ku SPAK dhe GJKKO shpallën se nuk ka asgjë të pavërtetë në deklaratën time publike se Belinda Balluku ka abuzuar plot 180 milion euro me aferën e shitblerjes së energjisë! Unë pres që SPAK të bëjë detyrën dhe ti shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!
#repost – Marash Logu:
Bela; humbjen e parë me Gazment Bardhi e more më 8 janar. Të dytën e more sot. Ndërsa humbjen e tretë do ta marrësh më 11 maj në qarkun e Fierit!