Për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 15 dhe 16 Maj ku do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Europa, aeroporti “Nene Tereza” njofton se për arsye të masave të sigurisë dhe bllokimit të rrugëve, mund të ketë vonesa në fluturime.
Në njoftimin e aeroportit këshillohen të gjithë pasagjerët që të paraqiten në terminal për udhëtimin e tyre të paktën 3 orë para fluturimit.









