Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa në rrjetin e saj social ka publikuar pamjet nga bregdeti i Jonit. Zhupa shprehet se zonat e mbrojtura shkatërrohen si Gjiri i Manastirit.
Ajo nënvizon se me 11 maj, Partia Demokratike premton dhe garanton të mbrojë zonat e mbrojtura. Gjithashtu bën thirrje që të votohet numri 1 për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak -Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!
Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.
Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.
Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.
Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.
Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.
VOTONI NR 1!VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE – ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE!”, shkruan Zhupa.