Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe Madhëria e Tij, Sultan Haji Hassanal Bolkiah.
Ky vendim është një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët kosovarë duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.









