Ditën e sotme një 17-vjeçar me iniciale A.M., është hedhur nga kati i dytë i gjaminazit “Siri Shpallo” në Gjirokastër. Si pasojë 17-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, në prani të shkokëve të klasës dhe stafit pdagogjik.
Sipas dëshmive, adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.