Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec–Ura Vajgurore, pranë fshatit Strum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një 21-vjeçar me shtetësi indiane, ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerë, gjithashtu shtetas indianë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të daljes nga rruga.