Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment bardhi në rrjetin e tij social ka huedhur akuza për drejtorin e policisë së qarkut Fier, Skënder Hitaj.
Bardhi thotë se sipas tij Hitaj u ka dhënë urdhra vartësve të tij që të inskenojnë ngjarje dhe të pengojnë Partinë Demokratike në fushatë. Ai shprehet se drejtori i policisë së Fierit po përcakton fatin e tij, si dhe thotë që nuk ka forcë politike që u ndryshon fatin qytetarëve që i kanë paracaktuar Belinda Ballukut.
Postimi i plotë i Bardhit:
Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.
Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.
Ska drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!