Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të re tregtare dhe të heqë tarifat pas diskutimeve të gjera në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shton se Kanadaja dhe SHBA-ja janë më të forta kur punojnë së bashku, por vëren se Ottawa do të punojë për të përforcuar “forcën në vend” për t’u përballur me një botë gjithnjë e më të përçarë.
Kryeministri kanadez thotë se ndihet më mirë për “pozicionimin” e Trump ndaj Kanadasë pas takimit të tyre.