Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Kavajë sulmoi opozitën. Rama u shpreh se opozita e ka përçmuar Kavajën dhe sipas tij ai i do njerëzit vetëm që ti kenë në hyqmin e vet.
“Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet më tërheqës dhe mesdhetar, europian që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën. Po shifja këtu që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta. Nuk i bëjmë ne këto. Jemi këtu për të folur për 11 majin dhe zgjedhje kombëtare.
Përçmimi i dikurshëm dhe ndjesia e tmerrshme që ja morën Kavajës votën pa kushte, është në fakt karakteristika e asaj Kënete dhe atij bufi që njerëzit i do si specie nën hyqmin e vet dhe asnjëherë nuk e mendon ti ngrejë por si ti mbajë nën vete. Vijmë këtu me këtë skuadër dhe në anën tjetër ka një skuadër tjetër. Pashë një poster te xhami i berberit, sepse ky në poster është për të ftuar njerëzit të qethen. Portreti që vihen në berberhane, ta mbajë por t’ja heqë ato Madhështore.”, tha Rama.