Pasditen e sotme kanë mbërritur në KZAZ nr 91 Sarandë materialet zgjodhore. Ato janë në masa të rrepta sigurie të shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
KZAZ nr. 91, Bashkia e Sarandës ka 53 qendra votimi, ku 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.
Pasi të mbërrijnë materialet zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.
Ditën e shtunë, sipas ligjit do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore.