Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Kavajë u krkoi që të mos votojnë Partinë Demokratike. Rama u kërkoi qytetarëve që nëse nuk e duan si kryeministër të mos shkojnë fare në votim.
Ai nënvizoi se Partia Socialiste e ka nxjerrë Kavajën dhe e ka bërë një qytet madhështor dhe mesdhetar.
“Nëse Kavaja do që të mos mungojë në takimin historik në 11 maj, drejt statusit të ri të shqiptarit të Europë, duhet të bëhet shumicë për PS-në. Ne shkojmë në zgjedhje për të zgjedhim kalin më të fortë që çon para karrocën. Si mund të vazhdohet, se ma tha një zonjë na kanë thënë që ne të kujdesemi për të moshuarit, si qenka tani të zgjedhim një të moshuar të na qeverisë.
Ata që e kanë kaq problem fytyrën time, që më kanë problem mua dhe nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata të mos shkojnë fare në votim. Jo të hidhen në kënetë. Ne mezi e nxorëm Kavajën nga këneta”, tha Rama.