-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Me 11 maj, Kavaja do të hapë kapitullin e Shqipërisë europiane

Kryesoret

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ishte në mitingun në Kavajë së bashku me kryeministrin Edi Rama.Spiropali u shpreh se Kavaja ka disa data që nuk mudn ti harrojë.

Ajo theksoi se me 11 maj Kavaja do ti vendosë kapakun zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin në Europë. Spiropali nënvizon se Kavaja dhe Shqipëria janë më afër se kurrë pranë ëndrrës europiane.

“Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Kavaja nuk do të mbetet peng i një partie, e cila edhe vetë është peng i një njeriu, që lufton jo për Kavajën dhe Shqipërinë, por për hallet e tij personale e familjare.

Sot, 35 vjet më pas protesëts së parë kundër regjimit, Kavaja dhe Shqipëria janë më afër se kurrë ëndrrës europiane. Sot, kemi në tryezë një plan të dakordësuar me BE-në, për t’i mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu anëtarësuar brenda kësaj dekade, për të hyrë në këtë perimetër të madh lirish e të drejtash dhe të jetojmë me dinjitet e të barabartë me qytetarët europianë.”, shprehet Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit