Interi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinalen e Champions. Kristjan Asllani pas mbarimit të ndeshjes u shpreh shumë i lumtur edhe pse po luan pak. Ai tha që edhe skuadra e Barcelonës ishte shumë e fortë, si dhe kanë një finale përpara për të luajtur.
“Shumë i lumtur, e dinim që ndeshje shumë e vështirë, por jemi shumë të lumtur. Kam 3 vite këtu, dy finale Champions, edhe pse po luaj pak po jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur, tani kemi kohë edhe për kampionatin. Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë, por jemi të lumtur për këtë finale. Kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për ata që ishin në shtëpi. Jemi të lumtur për spektaklin që kemi dhënë, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë. Skuadër shumë e fortë, por jemi të lumtur që kemi shkuar në finale”, tha Asllani.
Më pas ai falenderoi të gjithë mbështetësit shiptarë kosovarë dhe mbarë botën.
“Është normale, por nuk më intereson, jam i lumtur që skuadra më ndihmon çdo ditë. Për gjithë shqiptarët jam pafjalë. E dimë çfarë kanë bërë shqiptarët në Europian, gjithë tifozët, i falenderoj edhe tani, gjithë kosovarët. E dimë që për 1 muaj kemi ndeshje shumë të vështirë në shtëpinë tonë, në Tiranë, presim tifozët se na duhen”, u shpreh Asllani.