Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për të bërë nul vendimin e Antony Blinkenit për non gratën e Sali Berishës, është një vendim jashtëzakonisht pozitiv jo vetëm për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike por edhe për çdo shqiptar! Sepse Sali Berisha nuk përfaqëson vetëm veten apo familjen e tij por është lideri i Partisë kryesore të Opozitës së Shqipërisë.
Jam i gëzuar për të nga pikëpamja njerëzore. Një kurajo e tillë për të mos u dorëzuar kurrë, edhe atëherë kur çdo gjë dukej zi e më zi, kur i ishin bërë bashkë të gjithë: trashëgimtari i tij, grupi i tij parlamentar, Partia e tij, pushteti, ish miqtë me vulën e rëndë e Departamentit Amerikan të Shtetit në majë të gjuhës, vetëm një karakter si Sali Berisha nuk do dorëzohej.
Puna e tij se si e arriti por, nëse ky tekst që u publikua nga një gazetar amerikan konfirmohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo Ambasada Amerikane në Tiranë, mbetet vetëm ti themi: Chapeau Sali Berisha!
Do kisha vënë bast që kjo gjë kurrë nuk mund të ndodhte!